Policia jep detaje për therjen e 16 vjeçarit në Prishtinë

23:29 | 15 Maj 2019

Një person është therur me thikë para pak minutash në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për arbresh.info

Ahmeti tha se rreth orës 22:30 një person 16 vjeçar, mashkull, është therur me thikë, i cili pastaj është dërguar për tretman mjekësorë.

Ndërsa rasti po hetohet ende nga policia për arrestimin e të dyshuarve.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast te therjes me thike. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza ne Prishtine, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohte (thike). I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe qe njësitet policore janë duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar” ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara