Policia jep detaje për personin e aksidentuar nga vetura

12:59 | 30 Qershor 2020

Një kalimtar është goditur nga një makinë në lëvizje në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet.

Si pasojë, personi ka pësuar lëndime trupore.

Këtë e konfirmon për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë  të përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut”, tha ajo për arbresh.info.

Ndërkohë në adresë të portalit ka arritur një video ku shihet kalimtari i shtrirë në tokë nga lëndimet e marra./arbresh.info/

Paralajmërim! Pamjet mund të jenë të rënda për personat e ndjeshëm!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara