Policia inskenon aksion në ‘Rrugën B’, nuk lajmëron qytetarët

14:02 | 12 Korrik 2019

Paraditen e sotme pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në rrugën B në kryeqytet.

E zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti ka thënë për arbresh.info se e gjitha ishte një ushtrim. Sipas saj ushtrimi është realizuar për të bërë disa xhirime.

“Nuk ka pas operacion ose diçka tjetër, ka qenë ushtrim i njësisë speciale i Policisë së Kosovës me skenar simulues për nevojat e Policisë që jemi duke i bërë disa xhirime”, ka thënë ajo.

Mehmeti ka shtuar se banorët nuk kanë qenë të lajmëruar për ngjarjen.

“Banorët nuk kanë qenë të informuar por qendrat e thirrjeve në Prishtinë të gjitha kanë qenë të informuara që nëse kemi kërkesa ose telefonata të banorëve të i informojnë se është ushtrim”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ushtrimi ka përfunduar pa ndonjë problem.

“Ushtrimi ka zgjatë disa minuta prej orës 10: 30 deri në 11:00 dhe ka përfunduar gjithçka në rregull”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe gjatë aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në rrugën B në Prishtinë ka ngjallur shqetësime te qytetarët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara