Policia gjen bimë të kanabisit të gjata deri në katër metra në Koshare

10:30 | 16 Shtator 2020

Policia po vazhdon të has në bimë narkotike në territorin e Kosovës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Koshare, ku Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit hasi në një plantacion, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.

Aty, sipas raportit të policisë kishte të mbjellura bimë narkotike, rreth 130 sosh që arrinin gjatësinë deri në katër metra.

Me urdhër të prokurorit, bimët janë shkulur dhe asgjësuar në vendin e ngjarjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara