Policia e Kosovës organizon konferencë rajonale me drejtuesit e policive rajonale

15:00 | 16 Maj 2018

Policia e Kosovës e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, organizon konferencë rajonale dy ditore, em datë 17 dhe 18 maj, me drejtuesit (drejtorët) e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, të cilët deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Prishtinë.

Nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, e cila vlerësohet si një faktor mjaft i rëndësishëm dhe i suksesshëm, në bashkëpunim dhe ndikim të stabilitetit rajonal.

Kjo konferencë është si vazhdimësi e konferencës së suksesshme të drejtuesve të policive të mbajtur në Shkup me 9 dhe 10 shtator të vitit 2016, dhe tani është
vendosur të mbahet në Kosovë me 17 dhe 18 maj 2018 me ftesë të Policisë së Kosovës.

Qëllimi primar i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhja dhe shkëmbimi i informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

Vlen të theksohet se pjesë e kësaj konference përveç drejtorëve të përgjithshëm të policive rajonale, prezentë do të jenë edhe drejtorët e hetimeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

 

Shpërndaje në rrjete sociale