Policia e Kosovës në aksion

16:32 | 12 Maj 2017

Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim –licencë përkatëse të ATK-së.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat  janë të pa licensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10 mijë euro.

Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit,  duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara