Policia e Kosovës konfiskon bimë të kanabisit në Kaçanik

10:09 | 15 Shtator 2020

Policia e Kosovës ka konfiskuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Kaçanik.

Në raportin e policisë thuhet se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë, transmeton arbresh.info

Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.

Ky është njoftimi i plotë:

“Kaçanik 14.09.2020 – 10:20. Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë. Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara