Policia e Kosovës konfirmon për Arbresh.info: Leutrim Latifi u arrestua në shkurt, pritet ekstradimi i tij

22:52 | 16 Prill 2019

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Arbresh.info se i shumëkërkuari, Leutrim Latifi është arrestuar në muajin shkurt në Mal të Zi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënëarbresh.info  se Latifi është arrestuar në shkurt në një nga shtetet fqinje. Sipas tij, mbetet në kompetencë të autoriteteve përkatëse të bëjnë ekstradimin e tij për në Kosovë.

“I apostrofuari është arrestuar me herët (në muajin shkurt 2019) në një shtet fqinje dhe mbetet kompetence e autoriteteve për realizimin e ekstradimit sipas procedurave”, është shprehur Hoxha për arbresh.info.

27 vjeçari nga Vushtrria Leotrim Latifin, është cilësuar nga Policia e Kosovës si një ndër personat me rrezikshmëri më të lartë që dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Ndërkohë, GazetaBlic përmes burimeve të saja ka raportuar se  Policia e Kosovës në partneritet me Policinë e Malit të Zi, ka arrestuar të shumëkërkuarin Leotrim Latifin, i cili dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa grabitje të armatosura në vend.

I njëjti sipas këtyre burimeve aktualisht ndodhet në një nga burgjet malazeze, ndërsa pas pak ditësh pritet të ekstradohet në Kosovë”, konfirmojnë burimet brenda MD-së.

Tutje raportohet se Latifi pritet që gjatë ditëve në vijim të ekstradohet në vendlindje nga shteti malazez.

Ndryshe, Latifi ndodhej në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor që nga 16 tetori i vitit të kaluar, ku së bashku me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin, për të cilët akoma nuk dihet se ku ndodhen, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje – grabitje, grabitje në tentativë, vrasje e rëndë në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje.

Për gjatë kohës sa ndodhej në arrati Latifaj, disa herë ishte paraqitur drejtpërdrejt në rrjetin shoqëror “Facebook” duke u tallur me Policinë e Kosovës.

Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Kojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Policia e Kosovës pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara