Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët ta identifikojnë personin e dyshuar për vjedhje të rënda

11:27 | 27 Nëntor 2018

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që ta identifikojnë një person të dyshuar i cili sipas Policisë është i përfshitë në disa rastë të vjedhjeve  të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve pranë stacionit policor-Deçan, në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018, janë siguruar disa foto të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e  vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë. Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme  të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike  kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

 

–              192  dhe 080019999 (pa pagesë)

–              0390 361 387-stacioni policor-Deçan

–              E-mail adresa:  [email protected]

 

Më poshtë janë katër (4) foto të personit të dyshuar.

 



 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara