Policia e Kosovës inspekton qendrat tregtare për masat anti-covid

16:50 | 7 Gusht 2020

Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin maksimal për t’u siguruar respektimi i plotë i masave anti-covid.

Edhe gjatë ditës së sotme në Prishtinë në një qendër tregtare janë parë oficerë të Policisë së Kosovës duke inspektuar nëse po respektohen masat e marra nga Qeveria, shkruan portali arbresh.info.

Ndërkohë kujtojmë se janë shënuar edhe 181 raste të reja të infektimit brenda 24 orëve të fundit, 125 të shëruar e 3 të vdekur./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara