Policia demanton: Nuk u sulmua polici, ishte vjedhje në tentativë

11:56 | 21 Tetor 2015

Policia e Kosovës ka demantuar sot lajmin e publikuar në disa portale se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij, një zyrtar të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Zëvendës drejtori i policisë rajonale në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për RTV Dukagjinin se mbrëmë rreth orës 22 e 40 minuta policia ka arrestuar dy persona në rastin e një zyrtari civil të punësuar në Policinë e Kosovës, ndërsa prokuroria ka iniciuar rastin e vjedhjes në tentativë.

Të arrestuarit janë shtetas të Serbisë.

“Nuk bëhet fjalë për sulm të armatosur, çfarëdo lloj sulmi ndaj zyrtarit civil të Policisë së Kosovës. Rasti është iniciuar si vjedhje në tentativë, ndërsa, duke marr parasysh faktin që ky zyrtar, ditë më parë ka qenë i sulmuar nga persona të panjohur, ne kemi ftuar hetuesit nga Drejtoria e përgjithshme e policisë së Kosovës që të merren me detaje të rastit se mos ndoshta mund ta ndërlidhin rastin me rastin e vitit të kaluar. Janë dy persona shtetas të Serbisë, por nuk bëhet fjalë për persona të maskuar. Këta persona nuk kanë qenë fare të maskuar”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara