Policia arreston të dyshuarin në Prizren, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

12:31 | 23 Korrik 2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 10:00, transmeton arbresh.info.

PK, bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Prizren 22.07.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara