Policia arreston kontrabanduesin e emigrantëve në Prishtinë

11:37 | 20 Prill 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën rreth orës 10:00 një person në Prishtinë për dyshime të kontrabandimit me emigrantë.

“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të prokurorit ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën kontrabandim me migrantë”, njofton Policia në raport 24 orësh.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara