Policia arreston dy persona për posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve

14:44 | 8 Nëntor 2019

Njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.

1. B. H. i lindur në vitin1970 , M/Sh/Kosovar, dhe

2. F. H. i lindur në vitin1976 , M/Sh/Kosovar

Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’
• 7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore
• Një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik
• 20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2
• Një karikator i ‘AK’- 47

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar

1. Një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe
2. Një karikator i ‘AK’-47

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara