Policët serbë para gjykatës për djegjen e ambasadës së SHBA-së

12:16 | 11 Korrik 2019

Pesë zyrtarë policorë do të paraqiten sot para gjykatës në Serbi 11 vjet e gjysmë pas djegjes së ambasadës amerikane në Beograd gjatë tubimit “Kosova është Serbi.”

Seanca në rastin e pesë policëve të cilët janë të dyshuar për lëshime në sigurinë gjatë dhe pas tubimit në vitin 2008, kur ishte djegur ambasada amerikane në Beograd, të mbahet në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Kjo seancë që është përgatitore do të jetë e mbyllur për publikun dhe do të përcaktojë se cilat prova do të prodhohen gjatë gjykimit, dhe të akuzuarit do të deklarohen rreth fajësisë.

Pas kësaj, gjykata do të caktojë fillimin e gjykimit i cili do të jetë publik.

Në këtë rast, “për vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme” akuzohen policët: Mladen Kuribak, Sllobodan Vukoliq, Stevan Bjeliq, Zoran Rashkoviq dhe Bojan Markoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara