“Plani i Asociacionit” me ligj të veçantë për Trepçën dhe Gazivodën

20:29 | 11 Korrik 2018

Një institucion që duhet të dalë nga marrëveshja në Bruksel ka aspirata të mëdha.

Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave Serbe po synon që nëpërmjet një ligji të sigurojë pavarësinë nga Prishtina.

Sipas dokumentacionit që ka parë Klan Kosova aty po synohet edhe menaxhimi me Trepçën dhe Ujmanin.

Klan Kosovës, të mërkurën, iu konfirmua se Ekipi Menaxhues tashmë ka nisë shkruarjen e dokumentit që do të dorëzohet në Qeveri e më pas në Bruksel më 4 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale