Plaku 106-vjeçar nga Vitia vdes tri ditë para se ta përfundonte Ramazanin e 94’t

22:29 | 22 Maj 2020

Tri ditë para se ta përfundojë Ramazanin e 94 që po agjëronte, ndërroi jetë.

106 vjeçari Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë vdiq të enjten, pak para darkës së muajit të shenjtë.

Ai u varros pa ndonjë organizim e as pamja nuk u hap shkaku i pandemisë, njofton klan kosova.

E nipi i tij, i cili ishte përkujdesur vazhdimisht për të, thotë se deri në momentin kur ndërroi jetë gjyshi i tij ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara