Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

11:08 | 11 Shtator 2019

Në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme sa ishin duke lëvizur me veturë që ishin 3 persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, si pasoj e këtyre të shtënave është plagosur një mashkull në këmbë, por i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Pas trajtimit i plagosuri është liruar, shkruan arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël, ku pastaj është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ku është raporti i plotë:-

Rr. “Afrim Vitia”, Prishtinë 10.09.2019 – 12:10. Raportohet se nga një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël. Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara