Plagoset gabimisht personi që nuk ishte i involvuar në përleshjen e 4 personave në Pejë

11:21 | 11 Shtator 2019

Gjatë ditë së djeshme, në qytetin e Pejës, pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur dhe njëkohësisht janë gjuajtur me armë zjarri 4 persona të dyshuar ndërmjet vete, thuhet ne njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK, njofton se nga kjo përleshje, kanë kaluar pa lëndie trupore, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, ngjarja ka vazhduar më tejë, ku më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, dhe është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast.

Policia njofton se nga kjo përleshje janë identifikuar dhe janë arrestuar katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Ky është raporti i plotë”-

Rr. “Eliot Engel”, Pejë 10.09.2019 – 12:50. Pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri ndërmjet vete katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, mirëpo kanë kaluar pa lëndime trupore. Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Janë identifikuar dhe janë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara