Plaçkitje në një shtëpi në Prizren, vjedhin para dhe stoli

13:56 | 30 Qershor 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij, në të cilën kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, transmeton arbresh.info.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 22 qershor, në Prizren.

“Me datën 29.06.2020 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij në të cilën kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e  hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara