Pjesëtarët e FSK-së intervenojnë për të larguar orteqet në Brezovicë

08:36 | 6 Shkurt 2019

Prej sot Qendra e Skijimit në Brezovicë, është e hapur për vizitorë dhe shfrytëzues të saj.

Vendimi për hapjen e qendrës erdhi pas Raportit të Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ku është vlerësuar se aktualisht nuk ka rrezik për paraqitjen e ortiqeve në zonën e skijimit në Brezovicë, raporton arbresh.info

Pjesëtarët e FSK-së kanë intervenuar për të larguar dy orteqe të cilat kanë qenë  të identifikuara me rrezik të lartë dhe ato tani nuk paraqesin

“Pas vlerësimit të situatës nga Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Rexhimentit të Mbrojtjes Civile  ku janë marrë masat e sigurisë për personelin si në çdo operacion tjetër me rrezikshmëri  të lartë  ,ka filluar operacioni  në kompleksin  turistik në Brezovicë ,Një ekipë e EOD( Deminimit) ka intervenuar në dy orteqe të cilat kanë qenë  të identifikuara me rrezik të lartë dhe ato tani nuk paraqesin rrezik”, thuhet në përgjigjen e FSK-së për arbresh.info.

FSK thotë se janë përballur me kushte të vështira atmosferike.

“Vështirësit  kanë qenë evidente,kushtet atmosferike ishin të vështira por përgatitja profesionale  dhe vullneti  për të larguar  ndonjë katastrofë  për vizitorët  në këto pjesë ka bërë që operacioni të shkoj me sukses”

Operacioni ka përfunduar me sukses, sipas FSK,  çka është me rëndësi  në të gjitha operacionet që ka realizuar FSK që nga themelimi i saj  në vitin 2009 nuk kanë pasur asnjë të lënduar./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara