Pjesëtarët e FSK-së: Edhe pse sot s’po festojmë me familjarët pranë, për të gjithë ne, familje është ushtria

20:57 | 24 Maj 2020

Të jesh pjesë e Policisë dhe FSK-së përpos që është nder është edhe përgjegjësi e madhe.

Sot, kur shumica po festojnë Fitër Bajramin nëpër shtëpitë e tyre bashkë me familjarë, pjesëtarë të shumtë të FSK-së po qëndrojnë në kazermë, e nga aty po urojnë qytetarët mysliman me rastin e festës së Bajramit.

Luan Haradinaj, njëri nga pjesëtarët e FSK-së, publikoi një fotografi bashkë me pjesëtarët e tjerë duke thënë se edhe pse sot nuk po festojnë me familjarët, për të gjithë ata familje është ushtria.

Postimi i plotë:

Edhe pse sot nuk po festojmë me familjarët pranë. Për të gjithë ne, familje është Ushtria, shtëpi e dashuri kemi komb e Atdhe! Bashkë, gjithmonë në rresht për paqe!
Gëzuar nga Gjenerata 2020 e Akademisë së Mbrojtjes!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara