Philip Kosnett i uron mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey

19:47 | 24 Tetor 2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey.

Kosnnet përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se me padurim pret të bashkëpunojë me ambasadën e amerikane në Beograd të Serbisë.

“I lumtur t’i uroj mirëseardhje në Ballkan, mikut tim Anthony Godfrey, ambasador i ri i SHBA-së në Serbi. Mezi pres në vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me ambasadën amerikane në Beograd në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara