Pesë vjet e 6 muaj burgim për të akuzuarin që qëlloi për vdekje vëllain e tij

13:48 | 15 Prill 2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.L. nga Fshati Krajk Komuna e Prizreni, për shkak të veprës penale të vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore nga neni 180 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 para.1 të KPRK-së, dhe të akuzuarit me iniciale H.K., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 dhe 3 të KPRK-së, shkruan arbresh.info.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, i akuzuari me iniciale SH.L. nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, gjykata e gjykon me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë ) vitesh, ndërsa për veprën penale si nën II të dispozitivit, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje pre 1 (një) viti.

“Në kuptim të nenit 80 par.1 dhe 2 nën para.2.2 të KPRK-së të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari me iniciale H.K., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit Lirohet nga akuza pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 dhe 3 të KPRK-së”, njofton gjykata.

Nga të akuzuarit sipas njoftimit konfiskohen të gjitha armët sipas propozimit të aktakuzës.

Krejt kjo sipas gjykatës pasi, më datën 31.08.2015 rrethe orës 14:35 minuta në fshati Krajk, Komuna e Prizrenit në gjendje të tronditjes së fort mendore me përdorimin e armëve të zjarrit privon nga jeta vëllain e tij- tani të ndjerin me iniciale K.L. nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, si dhe konfliktit verbal në mes vete të ditës kritike, lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët, në një moment fillon konflikti i armatosur në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L., me ç’rast i ndjeri shtënë në të akuzuarin me armë – pisoletë duke i plagosur të akuzuarit, në atë moment i akuzuari SH.L. nxjerr nga brezi pistoletën dhe shtënë në të ndjerin K. L. me ç’rast si pasoj i shkakton plagë vdekjeprurëse./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara