Pesë të arrestuar në Prizren, kapen me marihuanë

20:55 | 5 Gusht 2018

Në një park të Prizrenit të menaxhuar nga Qendra “ Andrra”, në orët e para të së dielës, policia kreu pesë arrestime.

Të dyshuarit ishin në posedim të lëndëve narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit nga policia ata janë lënë në liri me vendim të prokurorit./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara