Pesë mësimdhënës infektohen me COVID-19, shkolla e muzikës vazhdon mësimin online nga e hëna

18:55 | 18 Tetor 2020

Pesë mësimdhënës në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në kryeqytet kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Si rrjedhojë kjo shkollë do të vazhdojë mësimin online nga e hëna. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Pesë mësimdhënës janë infektuar me koronavirus. Mësimin do të vazhdojë online nga e hëna. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit dhe janë në pritje të rezultateve”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara