Përpunuesit e qumështit: Kryeministër ndale importin e qumështit, shpëto fermat

13:05 | 29 Shtator 2020

Kanë lënë punën në gjysmë dhe kanë ardhur në Prishtinë.

Të tubuar grupe-grupe po tregojnë hallet e problemet e tyre.

E në duar mbajnë pamflete më mbishkrime për të treguar problemet që i kanë.

Janë këta fermerët e shumtë të Kosovës të cilët stacionin e parë për grumbullim e patën parkingun e Pallatit të Rinisë.

Halli i tyre është i kamotshëm, raporton portali arbresh.info.

Ata po kërkojnë që Qeveria të kthej kokën nga ta e njëherë e përgjithmonë të bëj zgjidhje.

Disa nga protestuesit për arbresh.info, kanë thënë se importi i vajit të palmës po i pengon produktet e tyre.

Protesta e tyre do të vazhdojë tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

E para kësaj proteste kryeministri Avdullah Hoti priti disa përfaqësues të tyre në takim.

Pas takimit Hoti u zotua se do të ju dalë në ndihmë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara