Përplasje e ashpër në Komunë te Prishtinës për ndërmarrjet publike

15:18 | 31 Maj 2018

“Lufta” mes lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Partisë Socialdemokrate, në Komunën e Prishtinës po vazhdon për ndërmarrjen publike në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

Asamleisti i Vetëvendosjes Egzon Azemi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për arsye që sipas tij po tenton të i kap ndërmarrjen publike. Ai madje ka thënë që këtë po e bën duke u bashkuar me partinë e Kaqusha Jasharit.

“Ndërmarrjet publike në Prishtinë ishin shembull për qeverisjen e kaluar në Prishtinë, por tani po vërehet zelli i kësaj qeverisje për arsye se ato po tentohen të kapen. Pas largimit nga lëvizja “Vetëvendosje”, ai iu turr ndërmarrjeve publike. Këtë e bërë duke u bashkuar me në parti si ajo e Kaqusha Jasharit”, ka thënë ai.

Tutje Azemi ka thënë se problemet me ndërmarrjet publike janë konfirmuar se janë të paligjshme.

“Se ishin vendime të gabuara ato për ndërmarrje publike kjo është e vërtetuar, pasi që e kane konfirmuar prandaj për këtë po hesht vetëm kryetari Shpend Ahmeti”, ka thënë Azemi.

Menjëherë pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe PSD-ja.

Nol Nushi asamblist nga kjo parti i është kundërpërgjigjur Azemit duke i thënë se kjo gjë është duke ndodhur për inate politike.

“Pjesë ë qeverisjes janë tre drejtorë nga lëvizja Vetëvendosje. Unë i kisha pyet ata pse po qëndrojnë si drejtorë kur po tentohet kapja e ndërmarrjeve publike. Me dashtë na me i kap ndërmarrjet publike nuk e kishim thirr Ambasadën Britaneze me e monitorua zgjedhjen e bordit. Nuk duhet me i personalizuar gjërat në bazë të interesave”, ka thënë Nushi, raporton tutje “Zëri.info”.

Asambleisti nga LDK-ja, Shefki Gashi u ka bërë një propozim Vetevendosjes që të bashkohet në opozite dhe që bashkë ti i ndajnë ndërmarrjet publike.

“Është e vërtetë që vitin e kaluar ndërmarrjet publike janë menaxhuar më mirë. Ne si LDK do të kemi qëndrim që ose ju dilni në opozitë dhe me ju hi ren ndërmarrjeve ose leni këto gjëra. Bashkohuni me ne dhe i ndajmë ndërmarrjet”, ka thënë Gashi.

Lidhur me çështjen e ndërmarrjeve publike, shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Blerand Stavileci i ka kritikuar PSD-në dhe VV-në për mos gatishmëri për bashkëpunim. Ai ka thënë se partitë në komunë nuk po bashkëpunojnë për të punuar

“Ndërmarrjet publike nuk duhet me u identifikuar me një person. Ne duhet me pas diskutim thelbësor për shërbimet bë ndërmarrjet publike. Kjo ju intereson qytetarëve e jo se kush po i udhëheq këto ndërmarrje. Nuk është duke u punuar”, ka thënë Stavileci.

Në anën tjetër shefi i grupit të asamblistëve të AKR-së, Fadil Gashi ka mbështetur idenë e LDK-së që VV-ja me kaluar në opozitë dhe që në atë mënyre të i zgjedhin problemet.

“Zgjidhja me e mirë është ju me kaluar në opozite. Me LDK-në ju i keni numrat dhe kështu ndani ndërmarrjet mes vete dhe lulëzoni ato por jo këtu të ziheni me njëri tjetrin”, ka thënë ai.

Shefi i grupit të asamblistëve të AKR-së, Vesel Makolli i ka quajtur naiv ata qe kanë votuar për futje të rendit të ditës temën për ndërmarrjet publike.

“Këta që e kanë hap këtë temë janë naiv. Duhet diskutuar për ndërmarrjet publike por duhet me qenë të përgatitur, prandaj me i diskutuar këto tema ad hoc po dalim jo serioz”, ka thënë Makolli. /ZËRI/

Lajmet më të lexuara