Përmirësohet ajri në kryeqytet pas reshjeve të shiut

20:42 | 10 Dhjetor 2019

Pas reshjeve të shiut, sot në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë në nivel më të mirë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë, sot në ora 20:28, ndotja e ajrit del të jetë e përmirësuar, shkruan arbresh.info.

Ndotja e ajrit ditët e fundit ka marr përmasa shqetësuese për shkak të cilësisë jo të mirë të grimcave ‘Pm’, në ajër jashtë standardëve të lejuara.

Mirëpo, sot kur shiu ka rënë pa ndërprerë që nga mëngjesi, ka bërë që ajri të pastrohet.

Sipas matjes së fundit, gjendja e cilësisë së ajrit tani është 24.2 pm(grimcave në ajër)./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara