Përmbyllen takimet e grupeve punuese të VV-së e LDK-së, pritet nënshkrimi i marrëveshjes

18:32 | 7 Nëntor 2019

Pas tre orëve ka përfunduar takimi i gjashtë me radhë njeherit dhe  i fundit ndërmjet dy grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së.

Pas përfundimit të takimit, Avdullah Hoti nga LDK, tha se i kanë përfunduar raportin për harmonizim të qeverisë dhe ky raport i shkruar do të ju shkojë dy kryetarëve të partive.

Hoti tha së tash ju mbetet që krerët e partive ta formalizojnë marrëveshjen, raporton arbresh.info.

Ndonëse ka thënë se kanë arritur marrëveshje për të gjitha dikasteret, Hoti ka treguar se posti i Presidentit nuk është diskutuar nga grupet.

“Ky është takimi i fundit kemi arritur të përmbyllim çështjet  programore . Ne jemi të gatshëm që brenda tre ditëve të shkruar këtë marrëveshje ta dorëzojmë të kryetarët.  Jemi dakordu për pjesën strukturore tash ju mbetet kryetarëve për t’i vlerësuar. Tash mbetet në formë të kryetarëve. Ne s’kemi diskutuar për poste por vetëm për pjesën strukturore të qeverisë”.

Kujtojmë se këto dy grupe kanë mbajtur 6 takime deri më tash në të cilën janë harmonizuar çështjet si të shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, çështjeve sociale, ndërsa çështja e emrave të ministrave dhe dialogu ka mbetur të diskutohet në nivel kryetarësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara