Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

11:44 | 10 Nëntor 2019

Është mbajtur sot ceremonia e Ditës së Përkujtimit për 14 Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s, në Kosovë

Ambasadori britanik Nicholas Abbott, dhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, u rreshtuan bashkë me disa ushtarë britanik për t’i kujtuar ushtarakët që vdiqën në Kosovë.

Kurora lulesh u vendosën tek muri,  që mban emrat e ushtarëve të rënë që i shërbyen paqes në Kosovë, shkruan arbresh.info

Në këtë ceremoni nderimi për ushtarët britanik u thanë edhe lutje.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, dhe përfaqësues të tjerët të partive politike, si Glauk Konjufca nga VV dhe Bajram Gecaj nga LDK.

Shërbimi i Përkujtimeve mbahet çdo vit në të dielën më të afërt me 11 nëntorin, dita kur armët u heshtën në fund të Luftës së Parë Botërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara