Përfundon takimi Kurti-Osmani, pritet marrëveshja finale

13:47 | 10 Tetor 2019

Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës e Vjosa Osmanit.

Pas takimit kandidatja për kryeministri nga LDK, Vjosa Osmani tha se në takim u dakorduan që të kenë grupe punuese të përbashkëta që të arrihet marrëveshja finale.

“sapo zhvilluam takimin tonë për bashkëqeverisje. Sot kemi diskutuar në parime. Ka disa gjera që i diskutuam sigurisht për reduktimin e ministrive. Do kemi grupet punuese qe do të mirën me detaje para se me arrit marrëveshjen finale. Ka vullnet”, tha Osmani./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara