Përfundon takimi, kryeparlamentari fton Vetëvendosjen e Lidhjen Demokratike në tryezë

12:47 | 11 Tetorë 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.

Veseli pas takimit ka thënë se nga partia social demokrate dhe alternativa kanë qenë prezent në përpjekjen tonë të përbashkët.

“Prej muajit maj kam thirrur kolegët e opozitës për takime të përbashkëta. Kosova duhet të jetë me një zë, me një qëndrim për platformën e përbashkët. Kosova nuk duhet ti lejoj Vuçiqit të tregoj force mbi ne, dhe partneritet tek bashkësia ndërkombëtare ma shumë se Kosova”, ka thënë ai.

Sipas tij rezoluta përfshinë gjithçka që pozita dhe opozita kanë diskutuar

“Mund të futen ende gjëra që forcojnë qëndrimin tonë me Serbinë. Kam një mesazh me kolegët opozitar që s’morën pjesë. Nuk mund të jetë Kosova fushëbetejë për luftën për pushtet. Ma i rëndësishëm është territori dhe e ardhmja jonë strategjikë që mund ta kemi”, ka thënë ai duke shtuar se mosarritja e konsensusit i bënë dëm vendit.

“Me ndarjen tonë i japim hapësirë Serbisë ta tregojë vetën të moderuar dhe Vuçiqit të flas në emrin tonë. Duhet të jemi bashkë që Kosova të jetë e pacenuar ndaj integritetit të saj, sovrane, pa precedent ndaj kufijve por të dal Kosovë e pavarur dhe demokratike. Thërras kolegët e opozitës, LDK dhe VV të jemi bashkërisht që të jetë interesi i Kosovës mbi atë të pushtetit”, ka theksuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale