Përfundon takimi i Kurtit me Mustafën, 10 minuta pas rikthimit nga pauza

16:20 | 2 Dhjetor 2019

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti,  dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, edhe një herë kanë dështuar të dakordohen në lidhje me koalicionin qeverisës.

Kurti pranoi para medieve se nuk ka një marrëveshje, pavarësisht avancimit të negociatave, raporton arbresh.info.

“Kur do ta kemi marrëveshjen e plotë do të flasim gjerë e gjatë”, deklaroi Kurti.

Sipas, Isa Mustafës, pritet përafrim në qëndrime në takimet e ardhme.

“Pritet përafrim në qëndrime. Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë”, është shprehur Mustafa.

Takimi i tyre përfundoi për rreth 10 minuta pas rikthimit nga pauza 40 minutëshe.

Një dakordim mes dy partive po shihet i vështirë në pikën për zgjedhjen e presidentit, pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara