Përfundon seanca e parë e Tribunalit Special, Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

15:58 | 28 Shtator 2020

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore në Tribunalin Special ndaj ish’eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.

Gjyqtari i kësaj seance ka marrë informacionet e nevojshme fillestare lidhur me gjykimin.

Salih Mustafa fillimisht është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për pafajsinë, ose për t’i pranuar akuzat, shkruan Arbresh.info.

Paraprakisht, një sekretare e Speciales ia lexoi Mustafës të gjitha akuzat në të cilat përfshihet, duke përmendur, mes tjerash, tortura e trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp në fshatin Zllashë më 1999.

Salih Mustafa gjatë seancës ka konfirmuar se avokati që e përfaqësoi sot në seancën gjyqësore do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara