Përfundon bastisja e zyrave të OVL-së

19:41 | 25 Shtator 2020

Pas 8 orë ka përfunduar bastisjet e policëve të EULEX-IT në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

E tëra çka kanë marrë ndërkombëtarët janë shtëpizat e kompjuterëve, raporton portali arbresh.info.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Faton Klinaku sekretari i kësaj organizate.

“Unë s’kam pranu të bastisen zyrat. Dokumente s’kanë marrë, por vetëm disa. Bastisja ka zgjat se kanë kontrollua dokumente. Kanë marr shtëpiza të kompjuterëve”.

E avokati Tomë Gashi ka thënë se Gucati e Haradinaj janë nisur për Hagë.

“Jemi më tepër se 8 orë bastisje. Është dashtë të jetë policia jonë prezentë e jo EULEX. Tani janë tu u transferu në Hagë zotëri Gucati e Haradinaj”.

Gjatë ditës janë arrestuar kryetari dhe nënkryetari i OVL-UÇK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara