Performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave

13:37 | 14 Janar 2020

Aktivistet e një grupi social kanë performuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës himnin feminist: “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tënde” i grupit “Las tesis” nga Kili.

Kjo performancë është realizuar si formë proteste dhe ngritje e zërit kundër dhunës ndaj grave.

Nën tingujt e këngëve “Shteti patriarkal është dhunuesi im” e “Dhunuesi je ti”, “Policia është”, “Gjykata është”, “Parlamenti është”, “Krejt shteti” ato shprehen pakënaqësitë e tyre.

Gjatë tre vjetëve të fundit në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. E në  këtë periudhë 3.394 gra e kanë raportuar dhunën në polici.

Iniciativa për këtë performancë është ndërmarrë nga disa aktiviste në rrjetin social Facebook ku edhe e kanë koordinuar performancën për himnin global “Një dhunues në rrugën tënde”.

Kënga “Një dhunues në rrugën tënde” u performua për herë të parë më 20 nëntor 2019 në rrugët e kryeqytetit të Kilit – Santiago, ndërsa shumë shpejt kënga nisi të këndohej në shumë shtete të tjera, por edhe në Evropë, si Francë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara