Përfaqësues të Speciales në takim me zyrtarët e OVL UÇK-së

10:20 | 17 Shtator 2020

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hynsi Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, janë duke e zhvilluar një takim me disa persona që thonë se janë nga Gjykata Speciale.

Takimi po mbahet në zyrat e OVL-së, raporton Arbresh.info.

Ndryshe, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se mbrëmë janë paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara që zyrat e OVL-së do bastisen sërish, në kërkim të dosjeve të reja që u sollën nga një person i panjohur.

Por, për dallim prej herës së parë, kur Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë, Haradinaj thotë se kësaj radhe nuk ua japin pa praninë e Policisë së Kosovës ose siç thotë ai, pa i tërhequr zvarrë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara