Përdorimi i drogës në Kosovë nuk është alarmant, mosha e fillimit të përdorimit 16 vjeç

10:42 | 10 Shtator 2019

“Përdorimi i drogave në Kosovë nuk është alarmantë por është shqetësues”

Kështu ka bërë të ditur Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në debatin në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë”, shkruan arbresh.info.

“Përdorimi i drogave në Kosovë është problematik dhe shqetësues por nuk eshtë alarmant”, ka thënë ai.

Blakaj ka shtuar se përdoruesit e drogave janë vet stigmatizuar.

“Ne kemi ardhur te disa përfundime se përdoruesit e drogave me kohën janë vet stigmatizua dhe nëse dikush u shkel të drejtat ata po thonë në rregull sepse unë jam përdorues i drogës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë gjithashtu se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave është 16.4 vjeç.

“Kategoritë me të prekura janë fëmijët, në vitin 2017 sipas statistikave ka dalë qe fillimi i përdorimit të drogave ka qenë 21.2 vjec ndërsa në vitin 2018 ka dalë 16,4 vjeç”, ka thënë ai.

E sipas tij është rritur marihuana dhe kokaina në veçanti te femrat.

“Përdorimi i heroinës në Kosovë ka rënë dukshëm, por është shtuar marihuana dhe kokaina të cilat po paraqesin problem dhe po rriten me shpejtësi. Përdorimi i kokainës dhe marihuanës nga femrat po paraqet problem madh dhe po shënon rritje vazhdimisht”, ka shtuar ai.

Ndërsa Avdullah Hasani, shef i Task-Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla ka folur për fushatën e nis nga Qeveria.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë pas fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të drogave në institucionet shkolla por në kuadër të taskforcës së krijuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka nis fushatën “Anti narkotik dhe siguri në shkolla”, ka thënë ai./Arbresh.info/

�#LIVE Debat: “Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë”

🔴#LIVE Debat: “Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë”

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 10 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara