Për herë të parë Dogana mbledh më shumë se 900 milionë euro

15:37 | 17 Dhjetor 2015

Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur që të tejkalojë dhe të shënojë rekordin e ri në grumbullimin e të hyrave ku dogana ka tejkaluar për herë të parë që nga themelimi (viti 1999) shumën prej 900 milion euro.

Në përgjithësi deri me datën 16/12/2015 dogana ka grumbulluar 902,3 milion euro apo 74.3 milion më shumë se vitin 2014 respektivisht 9 % më shumë.

“Edhe përkundër faktit që kemi pasur ndryshime të politikave fiskale të cilat kanë ulur taksat të cilat mblidhen në kufi, performanca e Doganës ka përmirësuar të hyrat përmes uljes së kontrabandimit dhe luftimit të evazionin fiskal. Vitit 2015 karakterizohet si viti ku Dogana e Kosovës ka filluar dhe përmbyll një mori të sistemeve, sisteme këto të cilat kanë ndikuar direkt në performancën e jashtëzakonshme të Doganës. Gjithashtu viti 2015 ka qenë viti i parë i plotë që nga reforma e ndërmarr gjatë vitit 2014 pra reformimi i Doganës ka pasur një sukses të plotë, që edhe sot dëshmohet me performancën e jashtëzakonshme”, thuhet në një komunikatë të Doganës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 0 95 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara