PDK: VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

18:58 | 19 Maj 2019

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi, ka thënë në një konferencë për shtyp se VV dhe Lista Serbe në këtë komunë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për rritjen e votave.

Çaushi tha se kanë informacione rreth kësaj, njofton Klan Kosova.

“Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike. Kemi marrë informacione shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”.

“Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe, LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka edhe do të japim detaje më vonë”.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara