PDK me energji të reja në degën e Pejës, kandidon Xhavit Haliti

20:41 | 19 Maj 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Degës në Pejë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Haliti ka thënë se deri tek ky vendim ka ardhur pas shumë kërkesave e sugjerimeve të vazhdueshme.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se “PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët”.

Njoftimi i plotë i Halitit:

Të dashur anëtarë, votues dhe simpatizantë të PDK-së në Pejë,

Pas shumë kërkesave, sugjerimeve të vazhdueshme dhe bisedave të sinqerta me ju, sot edhe zyrtarisht e kam shpallur kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë.

Vullneti, angazhimi dhe puna e juaj serioze për të mirën e PDK-së, paraqesin motiv shtesë për mua që delegatëve t’ju kërkoj besimin që ta drejtoj këtë degë edhe për katër vite të tjera.

Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët.

Zotohem se me gërshetimim e gjeneratave, përkatësisht përvojës së veprimtarëve të hershëm dhe ideve inovative të veprimtarëve të rinj, PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë.

Ju faleminderit nga zemra për angazhimin, mbështjetjen dhe rrugëtimin tonë të përbashkët edhe në të ardhmen!

I juaj,

Xhavit Haliti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara