PDK, LDK e Nisma kërkojnë rinumërim të votave

11:07 | 8 Tetor 2019

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA kanë kërkuar rinumëron të fletëvotimeve për zgjedhjet e së dielës.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Mul Desku kryesues i Panelit Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP).

Ai ka shtuar gjithashtu se arsyetimi i kësaj kërkese është dyshimi për parregullsi.

“Kemi pranuar tri ankesa të llojit të tillë që po kërkojnë rinumërim të votave për shkak siç thuhet të parregullsive në vendvotime. PDK, LDK dhe Nisma”, ka thënë Desku.

Ndryshe rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të mbajtura këtë ët diele kanë nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje. Lidhje Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me një diference të vogël ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e treta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara