PDK kundërshton pagesën për hyrje në Prishtinë: S’mund të jetë shpëtimtari i kryeqytetit

13:35 | 25 Tetor 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me vendimin e Shpend Ahmetit për ta bërë me pagesë hyrjen me vetura në Prishtinë.

E, deputetja e PDK-së Meliza Hoxha thotë se, taksa prej 10 euro nuk është shpëtimtari i kryeqytetit.

Ajo ka përmendur edhe disa nga problemet që po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.

“Shumë qytete të mëdha e aplikojnë por taksa është hapi i fundit në menaxhimin e rrezikshmërisë të një qyteti. Kur jemi te mobiliteti mund të jeni që të gjitha rrugët shpien në Prishtinë. Prishtina vazhdon të mbetet pika kryesore për arsye të shkollimit e të pushtetit. Duke mos pasur  vend parkingje të shumta bllokojnë trotuaret dhe ajri i ndotur është problem tjetër, po ashtu edhe shumë projekte të pa realizuara qe kryeqytetin e kanë sjellë para një kolapsi dhe taksa nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqyteti”, tha ajo./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara