PDK fton qytetarët të votojnë deri në minuat e fundit

19:29 | 19 Maj 2019

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që në këta minuta që kanë mbetë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Deri më tani ne jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në votime, por kërkojmë që ajo të rritet sepse është e rëndësisë jetike për shqiptaret e kësaj komune.

Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike, ka theksuar Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare në Mitroviën e Veriut.

“Kemi informacione nga tereni për përpjekje për të blerë vota te cilat do të dorëzojmë tek organet gjegjës. Po ashtu kemi marrë informacione ende te pakonfirmuara , tejet shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, ka cekur Çaushi.

Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka pas konfirmimit te informacionit, edhe do të japim detaje më vonë., është shprehur Çaushi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara