PDK e vendos në Kuvend fotografinë e Hashim Thaçit

10:39 | 13 Shkurt 2020

Sot, me të filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës një fotografi e përmasave të mëdha e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vendosur mbrapa kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Këtë veprim e ka bërë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, shkruan arbresh.info.

Kujtomë që Vjosa Osmani me të marrë pozitën e ka larguar fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga zyra e saj duke e zëvendësuar me fotografinë e ish-peridentitit, Ibrahim Rugovës.

E kjo është kundërshtuar nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët kanë bojkotuar edhe mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke kërkuar kthimin e  fotografisë së Thaçit në zyrë./arbresh.info/

 

Vjosa Osmani zëvendëson fotografinë e Hashim Thaçit me atë të Ibrahim Rugovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara