Pavarësisht situatës me COVID-19, shikoni kolonën në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë

00:00 | 6 Korrik 2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, kosovarët nuk i ndalon asgjë që vikendet t’i kalojnë në Shqipëri e të kthehen të dielave në mbrëmje.

Edhe sonte për orë të tëra detyrohen të presin në pikën kufitare në Vërmicë, në mënyrë që të kthehen në Kosovë.

Kufiri nga Shqipëria për të hyrë në Kosovë është thuajse totalisht i bllokuar nga numri i madh i veturave të cilat po presin në atë anë, transmeton Indeksonline.

Kjo gjë mund të vërehet fare lehtë edhe në një fotografi të publikuar sonte, e që dëshmon edhe më mirë gjendjen në këtë pikë kufitare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara