Pas votimit, ky është mesazhi i Kadri Veselit

09:31 | 6 Tetor 2019

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Kadri Veseli, para pak çastesh ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pasi ka përfunduar procedurën e votimit i përcjellur nga bashkëshortja e tij, Veseli ka folur shkurtimisht para mediave.

Ai ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën, pasi që do t’i hapen perspektiva shtetit, qytetarëve e të rinjve.

“Sot është një ditë e mirë, e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve”, ka thënë Veseli./ Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara