Pas pandemisë, borxhlinjtë shkyçen nga shërbimet

10:54 | 16 Maj 2020

Mospagesa e faturave të shërbimeve që marrin qytetarët nga këto kompani vë në rrezik funksionimin e tyre.

Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, thotë se obligimet që qytetarët kanë ndaj kompanisë duhet t’i bëjnë, ose pas përfundimit të pandemisë do të marrin masa ndaj borxhlinjve.

“Në kohë të pandemisë nuk është se po ekzekutojmë shkyçje për shkak të mospagesës. Në momentin që përfundon pandemia dhe kthehet në normalitet situata, ne do t’i bëjmë thirrje konsumatorëve që të paguajnë dhe nëse ata nuk përgjigjen atëherë do të bëhet shkyçja ose do të fillojnë procedurat përmes përmbaruesve”, thotë Xhafa.

Kompanitë e shërbimeve komunale në Kosovë, në vazhdimësi kanë hasur në probleme të inkasimit të mjeteve nga qytetarët. Borxhet në këto kompani janë të mëdha edhe para situatës së krijuar nga pandemia COVID-19./Rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara