Pas më shumë se 20 orësh, rikthehet energjia elektrike në disa lagje të Prishtinës

20:08 | 21 Nëntor 2020

Në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1 në Prishtinë ka filluar të kthehet energjia elektrike, i cili ka qenë problem nga KOSTT-it.

Lajmin për arbresh.info, e ka konfirmuar Viktor Buzhala, zëdhënës për media në KEDS.

“Rryma ka filluar të kthehet në ato lagje që ka pasur problem sot, e tash ai problem është rregulluar. Por, tani gradualisht jemi në proces duke i lëshuar linjat për kthim të energjisë elektrike”, ka thënë Buzhala për arbresh.info

Në këto lagje të Prishtinës nuk pati rrymë për më shumë se 20 orë./Arbresh.info

Lexo edhe këtë:

KEDS thotë se ka mobilizuar shumë ekipe për ta ndihmuar KOSTT-in

Lajmet më të lexuara